Nisin lëvizjet për sezonin e ri televiziv, Marina rikthehet në ekran me Besin dhe Olsin?

Sezoni i ri rikthen Marinën

Nga Class• 11 July 2019

Nisin lëvizjet për sezonin e ri televiziv, Marina rikthehet në

Ende pa u mbyllur për disa programe sezoni televiziv, kanë nisur lëvizjet për sezonin e ri. Një prej personazheve më të përfolur që pritet të rikthehet në ekran është Marina Vjollca, e cila bëri pushime të gjata nga ekrani pasi prezantoi në Tv Klan “C’est la vie”.  

Muaji shtator pritet që të ketë ndryshime të reja në televizion, programe që do t’u lënë vendin të tjerave apo edhe programe që mund të ndryshojnë kanal televiziv.

Nisin lëvizjet për sezonin e ri televiziv, Marina rikthehet në

Burime për Indexonline kanë mësuar se në sezonin e ri hapësira televizive në Tv Klan do të ketë risi. Kështu, të shtunën në prime time do të vijë një program i drejtuar nga aktorët Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku, të cilët do të kenë surprizë edhe Marina Vjollcën.

Nisin lëvizjet për sezonin e ri televiziv, Marina rikthehet në

Ende lajmi nuk është konfirmuar nga personazhet apo nga produksioni, por e sigurt është që Marina do të jetë e angazhuar këtë sezon të ri, pas 2 vitesh mungesë.

Ndërkohë, mësohet se stafi i “BE & Caffe” do të vijojë të jetë pjesë e emisionit të ri që pritet të nisë në Klan sezonin e ri.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon