Ekskluzive/ Edhe sezonin tjetër 'Ftesë në 5'? Flet Bieta Sulo

Me po të njëjtin program?

Nga Class• 12 July 2019

Ekskluzive/ Edhe sezonin tjetër 'Ftesë në 5'? Flet

Pushimet po afrojnë për të gjithë ne.

Edhe programet televizive marrin “pushimet” për t’u rikthyer në shtator. “Ftesë në 5” një nga emisionet më të dashura për publikun, do të rikthehet në shtator, me po të njëjtën moderatore, Bieta Sulon. Prej vitesh, ky program ndërron drejtueset në çdo sezon, mirëpo Bieta siç duket ka arritur të mbërthejë përpara ekranit teleshikuesit dhe për rrjedhojë do të jetë edhe për një sezon tjetër, të konfirmuar në Top Channel. Pas një sezoni të gjatë dhe të suksesshëm në Top, sot “Ftesë në 5” ka puntatën e fundit, por vetëm një muaj do të mungojë në ekranin e Top Channel.

Ekskluzive/ Edhe sezonin tjetër 'Ftesë në 5'? Flet

Në një prononcim për Revistën Class, Bieta ka konfirmuar se do të moderojë sërish emisionin e pasdites në Top Channel. Bieta ka sjellë risi këtë vit dhe pa frikë mund të themi se ky sezon ka qenë mjaft i suksesshëm për Bietën dhe “Ftesë në 5”.

Suksese Bieta!

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon