Historia që fshihet pas C-së, nga u frymëzua Chanel për këtë logo
Logoja më e famshme në botë

A ka një logo më të njohur se ajo e Chanel? Shumë vajza ëndërrojnë të kenë një çantë, vëthë Chanel ose aksesorë apo veshje të tjera. Ndoshta shumë prej jush i kanë. Gjithsesi, e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë do të thotë logoja e Chanel? Një supozim i zakonshëm që na vjen në mendje, janë incialet e Coco Chanel ( edhe pse emri i saj i vërtetë ka qenë Gabrielle “Coco” Chanel).

Teoria mbizotëruese është se logoja u konceptua fillimisht nga dizajnerja në vitin 1925, rreth 15 vjet pas krijimit të biznesit. Thuhet se Chanel doli me logon pas një vizite në kështjellën Château de Crémat në Nisë të Francës.

Château de Crémat, të cilën ju mund ta vizitoni sot, nëse keni një pasion për modën, ka një sërë dritaresh me harqe të bukura, të cilat siç duken kanë qenë frymëzimi i Chanel për logon e famshme.
Duke pasur një sërë modelesh gjeometrike dhe harqe të ndërthurura, dritaret madje përmenden nga vetë shtëpia e modës si një burim frymëzimi për logon C.
Pra, tashmë e dini se nga është frymëzuar Coco Chanel për logon më të famshme në botë.




