Pse duhet të pini shumë ujë gjatë periodave?

Shëndeti mbi gjithçka!

Nga Class 13 July 2019

Pse duhet të pini shumë ujë gjatë periodave?

Uji është shumë i mirë, prandaj duhet të konsumojmë mjaftueshëm, sidomos kur jemi me cikël menstrual. Pirja e ujit gjatë ditës mund të jetë e vështirë, nëse nuk jeni një nga ata njerëz që mbajnë një shishe të madhe pranë vetes për ta konsumuar gjatë gjithë ditës. Le të zbulojmë pse uji është kaq shumë i mirë, sidomos gjatë ciklit.

Çfarë ndodh nëse nuk pimë aq sa duhet?

Është veçanërisht e rëndësishme të pini ujë kur është verë dhe kur është nxehtë sepse dehidratimi është rrezik i madh. Kjo e fundit ndodh kur trupi juaj përdor ose humbet shumë lëngje, duke ju bërë të ndiheni të lodhur dhe me një ndjenjë të marramendjes. Ka më shumë gjasa që të vëreni dehidratim kur është nxehtë jashtë ose kur stërviteni, por mund të ndodhë edhe kur jeni ulur në zyrë.

Pse duhet të pini shumë ujë gjatë periodave?

Çfarë duhet të bëni kur jeni me cikël?

Është e lehtë për të ngrënë çokollatë dhe biskota kur keni ciklin, por ajo që duhet të bëjmë është të pimë shumë ujë. Nëse ndjeheni e lodhur dhe e dobët gjatë periudhës tuaj menstruale, mund të jetë simptomë e dehidrimit. Në fillim të ciklit, nivelet e estrogjenit dhe progesteronit janë të ulëta dhe trupi juaj ka më shumë gjasa të përpiqet të mbajë ujin, gjë që ju bën të ndiheni të fryrë. Prandaj, pirja e ujit mjaftueshëm gjatë kësaj kohe ndihmon për ta zbrazur trupin, duke eliminuar enjtjen dhe lehtësimin e çdo dhimbjeje. Është e këshillueshme që të pini të paktën tetë gota ujë në ditë kur keni ciklin, për të mbajtur trupin dhe mendjen tuaj në gjendjen më të mirë.

Pse duhet të pini shumë ujë gjatë periodave?

Shumë gra gjithashtu përjetojnë dhimbje koke gjatë ciklit dhe këtu hidratimi mund ta zgjidhë këtë problem. Shumë nga simptomat që përjetojnë gratë kur ato kanë metsruacione janë dhimbje barku, enjtje, dhimbje koke, lodhje dhe të gjitha këto mund të lehtësohen nga uji i pijshëm.

Pra, mbani një gotë uji pranë jush, kështu që mund ta pini në çdo kohë, në mënyrë që të mos e harroni atë!

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon