Estetika në shtëpi, të enjten prezantohet për herë të parë në Shqipëri një risi për të gjithë ju
Zbulojeni për çfarë bëhet fjalë!

Në turravrapin e përditshëm, ku shumë prej nesh vrapojnë pas angazhimeve personale, nga puna, tek familja e fëmijët, "lufta" me kohën është kthyer në një nga ato sfidat e paevitueshme. Koha e lirë dhe hapësirat në dispozicion të vetes janë kaq të limitura, sa është e vështirë të mendosh për planifikime, për orare, për takime të lëna disa ditë përpara apo një axhendë të mirë përcaktuar. Por, kur vjen puna tek gratë dhe kujdesi që ato kanë ndaj vetes, kjo është një nga ato çështjet serioze që askush nuk i shmanget. Sepse investimi më i mirë dhe i qenësishëm është ai që mund të bësh në shërbim të vetes. Kujdesi për lëkurën, për trupin, për flokët, gjithçka tashmë mund të bëhet në kushtet e shtëpisë. Në një mënyrë tejet efikase dhe profesionale. WellStar është përgjigja që ju duhet!

Një sipërmarrje e jashtëzakonshme që në botë ka njohur sukses, por së fundmi edhe në Shqipëri. WellStar Albania është linja e aparaturave gjermane profesionale që realizojnë trajtim absolut dhe efikas për gjithë gamën e problematikave që mund të keni, nga lëkura tek flokët. Aparatura me radiofrekuencë, jonofereza apo pastrimi i fytyrës, gama e shërbimeve që mund t'i ofroni vetes në komoditetin e kushteve të shtëpisë është një zgjidhje optimale.

Këtë të enjte, në orën 19.00 në Hotel Diplomat në kryeqytet do të bëhet edhe prezantimi në një event historik bukurie i Smart Beauty Machines Personal. Gjatë mbrëmjes do të mundësohen edhe shërbime që zgjasin disa minuta dhe ju do të njiheni nga afër me të gjithë llojshmërinë e trajtimeve që kryejnë këto aparatura.
Mos harroni! Kjo është edhe një formë ideale biznesi. Për të gjitha gratë e vajzat që përveç trajtimit të lëkurës dhe vetes, e që duan të krijojnë të ardhura të larta financiare, kjo është një mënyrë efikase për t'u përfshirë. WellStar jep mundësi përfitimi nga shitjet nga 15%-39%. Të ardhurat këto që përfitohen çdo 10 ditë. Shpërblimi është në vlerë monetare, por edhe në produkte, si kremra, etj.

Wellstar është përgjigja e duhur edhe për burrat! Ata që duan të investojnë tek vetja e të duken më të bukur e më të rinj, e ata që kanë probleme me flokët. Aparaturat në dispozicionin tuaj janë zgjidhje për shumë probleme dhe ju do e shihni ndryshimin e shpejtë brenda pak seancave.
Bashkohu me ne për t'u ndjerë më të bukur dhe më të rinj!



