Brenda shtëpisë luksoze të Fatmir Hysenbelliut
Video

Fatmir Hysenbelliu, përveçse për profesionin e tij si futbollist, njihet edhe për jetën e luksit që bën. Ai ka qenë shpesh pjesë e mediave rozë për shkak se është gjithë kohën i shoqëruar me vajza të njohura dhe shumë simpatike. Nga ana tjetër, ai ndan vazhdimisht momente nga përditshmëria, por kësaj radhe na ka njohur me shtëpinë e tij.

Në një kopertinë për Revistën Who, ai ka treguar ambientet brendshme të shtëpisë, e cila nuk mund të ishte më pak luksoze. Shtëpia e tij ndodhet në katin e fundit të një prej pallateve të ndërtuara nga i ati dhe ka gjithçka, duke filluar nga palestra, e deri te pishina në tarracë. Me arkitekturën e apartamentit janë marrë arkitektët, ndërsa për të gjitha detajet plotësuese është marrë vetë Fatmiri. Shtëpia ka kushtuar rreth 20 milionë dollarë dhe nuk çuditemi aspak.


Për më shumë shihni videon e mëposhtme.



