Tuna shtatzënë për herë të dytë, detaji që po i bën të gjithë të dyshojnë

Mundet...

Nga Class• 18 July 2019

Tuna shtatzënë për herë të dytë, detaji që po

Si një nga artistet më të dashura për publikun shqiptar, këngëtarja e njohur Tuna është rikthyer fuqishëm në muzikë pas një pauze të shkurtër. Sigurisht, ardhja në jetë e djalit të saj Tianit, nga historia e dashurisë me Patris Berishën ishte ngjarja më e madhe në jetën e artistes që mori gjithë vëmendjen, por edhe përkushtimin absolut nga ana e saj si mama për të parën herë. Por, tashmë me rikthimin bindshëm në muzikë, në hite të reja dhe koncerte, Tuna është doemos protagonistja e shtypit rozë për momentin.

Tuna shtatzënë për herë të dytë, detaji që po

Shkas për të shkruar sot për të u bë pikërisht fotoja e fundit që këngëtarja ka postuar në rrjetet sociale. Duke ditur që Tuna ka një super trup, është gjithnjë në formë ideale fizike për shkak të kujdesit që tregon për veten, me regjim strikt ushqimor dhe dedikimin në palestër, në foton e fundit ka një detaj që i ka bërë thuajse të gjithë të dyshojnë, sidomos fansat e saj. Barku disi më i fryrë që duket në veshjen e verdhë, i ka shtyrë ndjekësit e saj virtual që t'i shkruajnë direkt për këtë detaj që na bën të gjithëve të hamendësojmë se artistja është në pritjen e ëmbël, sërish.

Tuna shtatzënë për herë të dytë, detaji që po

Tuna shtatzënë për herë të dytë, detaji që po

Deri tani, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e këngëtares!

Na mbetet të presim për të mësuar të vërtetën!

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon