Leonora Jakupi pranon më në fund lidhjen e dashurisë, por a do të ketë dasmë?

Nuk i dihet

Nga Class 19 July 2019

Leonora Jakupi pranon më në fund lidhjen e dashurisë, por a do

Nuk e ka pranuar asnjëherë që është në një lidhje dashurie. Jeta e saj ka qenë gjithmonë private dhe e tillë do të mbetet mesa duket. Gjithsesi, Leonora Jakupi ka pranuar për herë të parë për Mirage, se është në një lidhje dashurie prej shumë kohësh. Nuk ka preferuar të tregojë prej sa vitesh, mirëpo ajo është shprehur se është shumë e lumtur me partnerin që ka zgjedhur.

Sa i përket planeve për dasmë, Leonora është shprehur se nuk i pëlqen dasmat dhe këto formalitete, prandaj me shumë gjasë ndoshta nuk do të bëjë ceremoni martese.

Leonora Jakupi pranon më në fund lidhjen e dashurisë, por a do

“Po, ka kohë. Nuk e di se mediat po përfolin për çdo gjë, por për momentin nuk kam ndonjë plan për dasmë. Madje dasmat, asnjëherë nuk më kanë pëlqyer.  Çifti më duket ai që kënaqet më së paku në dasmë. Ata që vijnë ndoshta kënaqen, por çifti asnjëherë jo. Gjithmonë je në qendër të vëmendjes. Unë nuk e di, ndoshta edhe nuk bëj dasmë fare",-është shprehur Leonora.

Leonora Jakupi pranon më në fund lidhjen e dashurisë, por a do

Ndërsa tek fëmijët, Leonora dëshiron të ketë familje të madhe, mbase me 5-6 fëmijë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon