Ish e dashura e Princit Harry fton në dasmën e saj çiftin mbretëror

Jo Princin Harry, ndoshta

Nga Class 21 July 2019

Ish e dashura e Princit Harry fton në dasmën e saj çiftin

Ellie Goulding, ish e dashura e Princit Harry, do të martohet së shpejti me Caspar Jopling dhe me këtë rast, ka ftuar në dasmën e saj edhe çiftin mbretëror. Dukesha e Kembrixhit, Kate, dhe Princi William kanë marrë ftesë zyrtare nga Goulding, por ende nuk është konfirmuar nëse janë të ftuar në dasmë edhe Meghan Markle me Princin Harry.

Ish e dashura e Princit Harry fton në dasmën e saj çiftin

Siç shkruan "The Sun", të ftuara nderi në dasmë do të jenë edhe Princesha Beatrice dhe Eugenie, me nënën e tyre, Sarah Ferguson.

Ish e dashura e Princit Harry fton në dasmën e saj çiftin
Princesha Beatrice dhe Eugenie

William dhe Kate do t’i gëzohen festës, në të cilën do të jenë të ftuar edhe personazhe të njohur si Ed Sheeran dhe Rita Ora. Megjithatë, nuk dihet nëse Princi Harry dhe Meghan Markle do të bëhen pjesë e eventit nëse janë të ftuar.

Ish e dashura e Princit Harry fton në dasmën e saj çiftin

Siç raportohet, ceremonia do të mbahet në praninë e 300 të ftuarëve në kështjellën Howard, mes të cilëve edhe shumë personazhe VIP. Mësohet se këngëtarja ka shpenzuar plot 20 mijë dollarë vetëm për lulet.

Ish e dashura e Princit Harry fton në dasmën e saj çiftin

Princ Harry dhe Ellie Goulding u njohën në dasmën e Kate dhe William, ku Harry shoqëronte vëllain, ndërsa Goulding ishte e ftuar si këngëtare. Ata qëndruan të lidhur për dy vjet.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon