Aktorja e njohur rrëfen se është panseksuale, por çfarë është saktësisht panseksualiteti?

Nga Class 23 July 2019

Aktorja e njohur rrëfen se është panseksuale, por

Bella Throne është një libër i hapur kur është puna për të rrëfyer detaje për jetën e saj. Së fundmi, aktroja ka folur për seksualitetin e saj. Duke qenë se ajo ka qenë në një marrëdhënie treshe me Tana Mongeau dhe reperin Mod Sun, dhe aktualisht është me Benjamin Mascolo, mendonim se ishte biseksuale, por në fakt është panseksuale. Kishit dëgjuar ndonjëherë për panseksualitetin? Nëse edhe ju, ashtu si unë, e dëgjuat sot për herë të parë, atëherë le ta qartësojmë se cili është kuptimi i termit panseksual.

Aktorja e njohur rrëfen se është panseksuale, por
Bella dhe Mod Sun (majtas), Bella dhe Tana (djathtas)

Panseksualiteti (ose omniseksualiteti) është tërheqja seksuale, romantike apo emocionale, pavarësisht seksit, orientimit seksual apo identitetit gjinor. Pra, panseksual është një njeri që tërhiqet nga kushdo dhe seksi apo gjinia nuk janë faktor përcaktues në tërheqjen e tyre romantike apo seksuale ndaj të tjerëve.

Panseksualiteti ndryshon nga biseksualiteti, pasi njerëzit panseksualë janë të hapur ndaj marrëdhënieve me transeksualët apo me njerëz që nuk janë përcaktuar nëse janë femra apo meshkuj. Pra panseksualiteti është më gjithëpërfshirës se biseksualiteti.

Le të rikthehemi sërish te Bella Throne. Aktorja ka rrëfyer gjatë “Good Morning America” se nuk e dinte që ishte panseksuale, por e ka kuptuar së fundmi.

Aktorja e njohur rrëfen se është panseksuale, por
Bella dhe Mod Sun

Realisht jam panseksuale dhe nuk e dija këtë gjë. Ti pëlqen qeniet. Ti pëlqen atë që pëlqen. S’ka pse të jetë një djalë apo një vajzë, një ai apo një ajo… Saktësisht ti pëlqen personalitetin. Ti thjesht pëlqen një qenie. S’ka rëndësi çfarë po ndodh... nëse mua më pëlqen, më pëlqen”, -është shprehur Bella.

Aktorja e njohur rrëfen se është panseksuale, por

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon