Me shumë mundësi, nëse ke klikuar linkun e paske ndarë datën për festën më të bukur të jetës. E di si ndihesh: ke disa gjëra në kokë, vendi, lokali, ambjent brenda apo jashtë, fustani, shoqërueset, mamaja, vjehrra, kisha, seti fotografik në Itali apo malet e Shqipërisë... E në fund, sa do shpenzoj për të gjitha këto?

Fillimisht, më lejo të të them që je në rrugë të mbarë! Jemi në gusht dhe kurdo qoftë data e martesës, je minimalisht 6 muaj para për organizimet dhe është koha e duhur (statistikisht). Kur thua Class, praktikisht i ke thënë të gjitha sepse në momentin që je brenda, dashurohesh dhe gjen zgjidhje. Një dyqan i madh me gjithë shërbimet e dasmës.

Këshilla e parë që ju orienton mbi çdo detaj të planifikimit të dasmës, por dhe shpenzimeve, është kontakti i parë me menaxherin e eventeve të Class. 

1. Rezervo takim me menaxherin e eventeve të Class

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS by Alketa Vejsiu (@classav_events) on



Takimin mund ta rezervoni KËTU ose nëpërmjet numrit të telefonit +355 69 60 09 697. Valbona, Event Manager, së bashku me arkitektët tanë në takim do t'ju japin një informacion të përgjithshëm mbi organizimin e plotë të dasmës, dekorit, ceremonisë. 

2. Prova e fustanit të nusërisë

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS By Alketa Vejsiu (@class_by_alketavejsiu) on



Showroom Class gjendet te Rruga e Kosovarëve, Pallati Orion. Aty do të gjeni koleksionet e përzgjedhura të fustaneve të nusërisë nga markat ndërkombëtare. Si dhe do të keni mundësinë për të rezervuar një takim me stilisten tonë, Livia Myftarin, mbi dizenjimin e personalizuar të fustanit (love the idea!).

Jo vetëm kaq! Mendoni për idetë interesante të damixhelave, kombinimet, trendet e 2020-ës. Zonjushat e vogla me fustanet e tyre që zbukurojë sallat dhe kopshtet në ceremoni.



3. Konsultë me fotografin

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Class Photography (@class_photography_) on


Orsola Mema është fotografja zyrtare e Class prej më shumë se 4 vitesh dhe pas gjithçkaje të bukur, delikate dhe unike, që shikoni në platformat tona, është dora dhe syri i saj artistik! Nëse rezervoni një takim, bashkë mund të flisni mbi setin artstik pa të cilin një dasmë nuk ka kuptim. Eksperienca e saj në Europë, në top destinations, do t'ju ndihmojë me ide të reja.

4. Po grimi profesional?

Ah, jeni në zemër të Class! Ne mendojmë për gjithçka. Erjona është Make Up Artistja jonë e besuar. Përveç se ndjek Alketën kudo, ajo ka impresionuar qindra vajza të reja me talentin e saj. Në Class Studio, gjeni shërbimin e plotë të nuses (përfshi manicure & pedicure) dhe me kushte fantastike të dedikuara për ju. Nëse interesoheni për të rezervuar një orar, kontaktoni në +355 69 60 95 693

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS Makeup & Hair Studio (@class_hair_makeup) on


E di çfarë po mendoni? Shpenzimet. Mendoni që hyni në një portë dhe gjeni gjithçka. Nuk do vraponi të sistemoni ju çdo detaj të ditës së dasmës (ftesa, kushërira, karriget, printimet, lulet natyrale, orkestra, oraret) apo grimimi në një vend dhe fustanet në anën tjetër të qytetit. Eshtë një angari e jashtëzakonshme. Për më tepër, një paketë e plotë me shërbimet e Class do ju kushtojë shumë më pak :)

Edhe një herë:

Kontakto këtu për një takim :)