Këto ditë kanë qarkulluar lajmet se Kelvi Kadilli dhe Arjola Shehu kanë zëvendësuar Dajana Shabanin dhe Besmir Metanin në emisionin e mëngjesit “Ditë e re” në Ora News. Që Kelvi dhe Arjola do të jenë drejtuesit e rinjë të programit, kjo gjë është e konfimuar tashmë. Mirëpo, Dajana ka reaguar përmes një statusi në Instagram, ku shkruan se ata nuk e kanë zëvendësuar, por ajo është larguar me dëshirë nga emisioni, sepse do të jetojë jashtë Shqipërisë. Pra, vendimi i saj për largimin jashtë Shqipërie, ka bërë që i gjithë emisioni të shkrihej.

“Vendimi im për largimin nga emisioni, (për jashtë Shqipërie) ,"shkriu" të gjithë grupin e emisionit “Dite e Re”! Duke falënderuar pafund @besmirmetani dhe @hermesnikaj që ishin me mua në këto 2 sezone, e ndjeva të domosdoshëm këtë sqarim, për shkak të portaleve dhe komenteve se u "zevendësuam ". Kam shkuar në opera 11 vjec, libri i parë filozofik "Kështu foli Zarathustra" është lexuar kur unë kam qenë vetëm 14 vjec, kam qenë një nxënëse shumë e mirë, kam udhëtuar në 40 vende etj etj, por këto nuk i interesojne fare Rukies nga Kamza, Benit nga Lapraka dhe as atij në zyrë në qendër të Tiranës, sepse ne zgjodhëm të vinim origjinal, duke prekur realitetin shqiptar, e duke e percjellë atë më të qeshura pafund! Këtë e vendosëm ne! Askush nuk na ka zëvendësuar dhe mendoj se kam bërë një punë të mirë duke u bërë "urë lidhëse" edhe për @kelvikadilli (meqë nuk më falenderoi, por e falenderoj veten. Jeni shumë të mirë të gjithë. Faleminderit për SMS e pafundme”,-shkruan Dajana.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dajana Shabani (@dajana_shabani) on

Dajana ka qenë shoqja e ngushtë e Kelvit në gjimnaz dhe siç shkruan edhe në status, ajo ka qenë një urë lidhëse për emisionin.