Kushdo që e ka ndjekur Elizabeth Hurley në Instagramin e saj, e ka të pamundur të mos jetë fiksuar te lëkura e saj rinore dhe sekreti i saj për t'u dukur më e re. 54-vjeçarja ka çmendur rrjetin me fotot që ka postuar së fundi, por bashkë me to ka zbuluar edhe sekretin e jetëgjatësisë.
Nuk do t'i lije më shumë se 25 vjet pamjes së saj nga kjo foto, por në fakt Elizabeth është 54 vjeç, edhe pse këtë nuk e tregon aspak.
Siç ka zbuluar vetë modelja, sekreti i lëkurës së saj rinore është mbajtja larg nga dielli.
Në foton e postuar së fundit nga pishina, modelja shkruan: ‘Dal në diell para orës 9 të mëngjesit dhe pas orës 6 pasdite – për më tepër edhe nën një çadër të madhe.’
Gjendja mjaft e mirë dhe e re fizike qëndron edhe të ushtrimet që 54-vjeçarja bën zakonisht apo edhe te ushqimet e shëndetshme.
Ajo gjithashtu tregon se i shmang vaktet e rënda në mbrëmje. Duke zbuluar llojin e saj më të mirë të dietës, Elizabeth tha:"Hani ushqim herët gjatë ditës, që të keni më shumë kohë për ta tretur. Trupi mund të pushojë në periudhën e gjumit."