Duhet ta ndiqni patjetër! Princesha e Norvegjisë heq dorë nga titulli për t’u bërë influencuese Instagrami

Një princeshë e pazakontë

Nga Class 12 August 2019

Duhet ta ndiqni patjetër! Princesha e Norvegjisë heq dorë nga

Princesha Märtha Louise është princesha e Norvegjisë, e cila tani do të quhet thjesht Märtha Louise pasi ka vedosur të heqë dorë nga titulli për t’u bërë një influencuese në Instagram. Në fillim të këtij viti ajo është kritikuar se po përdor titullin e saj për qëllime biznesi, pasi publikoi një tur të quajtur “Princesha dhe Shamani”. Në një postim në Instagram, Märtha Louise ka bërë të ditur se do të heqë dorë nga titulli i saj, të cilin do ta përdorë vetëm në rastet kur do të përfaqësojë zyrtarisht familjen mbretërore norvegjeze.

Duhet ta ndiqni patjetër! Princesha e Norvegjisë heq dorë nga

“E kam thënë edhe më parë që më vjen keq dhe kërkoj falje që kam përdorur titullin ‘Princeshë’ në turin tim. Ishte një gabim dhe e kuptoj atë që provokon kur përdoret në këtë mënyrë. Diskutimet i kam marrë seriozisht dhe së bashku me familjen time dolëm në përfundimin që është mirë të bëjmë disa ndryshime. Duke filluar nga ky moment nuk do ta përdor më titullin tim në kontekste komerciale, do të përdor thjesht Märtha Louise”, -ka shkruar ajo.

Duhet ta ndiqni patjetër! Princesha e Norvegjisë heq dorë nga

Tani ajo ka një llogari të re në Instagram , me emrin @martha.louise.intuitive. “Unë jam thjesht Märtha Louise. Le të eksplorojmë jetën dhe të shkojmë drejt aventurave së bashku”, -shkruhej në postimin e parë që ajo ndau me ndjekësit.

Këtë princeshë moderne duhet ta ndiqni patjetër!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Märtha Louise (@martha.louise.intuitive) on

Burimi: Harpers Bazaar

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon