Tha se nuk do të shkonte më kurrë në Mykonos, grekët i sulen Gigi-t dhe e akuzojnë për shpifje

Grekët kundër Gigi-t

Nga Class 13 August 2019

Tha se nuk do të shkonte më kurrë në Mykonos, grekët i

Teksa ishin duke pushuar në ishullin grek, Mykonos, modelet e famshme, Bella dhe Gigi Hadid kaluan një incident të pakëndshëm që i la të traumatizuara. Shtëpia që ato kishin marrë me qira u grabit dhe hajdutët morën të gjitha gjërat me vlerë të modeleve. Po ashtu, siç u shprehën burime pranë modeleve, policia nuk e mori seriozisht situatën dhe vajzat u detyruan të largoheshin me emergjencë nga ishulli me një avion privat.

Tha se nuk do të shkonte më kurrë në Mykonos, grekët i

Pas kësaj Gigi ka reaguar me një shkrim në rrjetet sociale, ku shprehej:

"Na grabitën. Nuk do të kthehem më kurrë atje lol. Nuk jua rekomandoj. Shpenzojini paratë në një vend tjetër."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gi’sposables 📸 (@gisposable) on

Kaq u desh që grekët t'i sulen modeles duke e akuzuar për shpifje ndaj një shteti të tërë.

"Më lër ta kuptoj këtë gjë. Ti po fajëson gjithë Mykonosin sepse të grabitën dhe si shpagim po mundohesh të ndikosh në turizmin dhe ekonominë e vendit duke u kërkuar njerëzve të mos shkojnë aty?" -shkruhej në një koment.

Ndërsa një tjetër shprehej: "Mua më grabitën në Miami... Nuk u them njerëzve të mos shkojnë atje... Postim idiot."

Tha se nuk do të shkonte më kurrë në Mykonos, grekët i

Të shumta kanë qenë akuzat ndaj modeles nga grekët, të cilët janë të revoltuar nga ky postim.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon