Duket se marrëdhënia e William dhe Kate-it me Harry-n dhe Meghan-in qenka vërtet e acaruar

Ka disa prova

Nga Class• 13 August 2019

Duket se marrëdhënia e William dhe Kate-it me Harry-n dhe Meghan-in

Alarm! Teori të tjera konspirative për mbretërorët po qarkullojnë në media dhe pooo, bëhet fjalë përsëri për çiftet William-Kate dhe Harry-Meghan. Edhe pse çiftet mbretërore në çdo dalje publike sigurohen t'i tregojnë gjithë botës se shkojnë shumë mirë, eksperti mbretëror Robert Jobson tregon të kundërtën. Në një deklaratë për Daily Mail, ai është shprehur se William dhe Kate po mundohen t'i shtyjnë pushimet sa më shumë në mënyrë që të shmangin takimin me Meghan-in dhe Harry-n.

Duket se marrëdhënia e William dhe Kate-it me Harry-n dhe Meghan-in

Ata do të shkojnë në Skoci, te mbretëresha dhe Princi Philip, por do të presin që Harry dhe Meghan të largohen nga aty. Po ashtu, deklaratat e këtyre të fundit duket se nuk kanë ndihmuar aspak në përmirësimin e marrdhënies mes dy çifteve.

Duket se marrëdhënia e William dhe Kate-it me Harry-n dhe Meghan-in

Rikujtojmë që Harry u shpreh pak javë më parë se do të bëjë maksimumi dy fëmijë për të mirën e mjedisit. Mund ta imagjinoni si është ndjerë vëllai i tij që deri më tani ka tre fëmijë. Gjithashtu Meghan tha publikisht para disa ditësh se nuk do të pranonte të ishte pjesë e kopertinës së Vogue sepse do të dukej si "mburrje", por "harroi" që kunata e saj Kate ka qenë në kopertinën e kësaj reviste pak vite më parë.

Duket se marrëdhënia e William dhe Kate-it me Harry-n dhe Meghan-in

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon