Një palë xhinse të zeza janë një “must have” për gardërobën tuaj dhe si një veshje që shkon me gjithçka mund të kombinohet në disa stile të ndryshme, të përshtatshme për të gjitha shijet. Xhinse të ngushta pas trupit, të gjata deri tek kyçet, mom jeans apo boyfriend, çdo vajzë i ka një palë pantallona xhins në ngjyrë të zezë në gardërobën e saj!
Kjo sepse xhinset e zeza janë të thjeshta për t’u kombinuar dhe shkojnë shumë me çdo stil të veshuri, më poshtë po ju prezantojmë 5 forma të reja që do ta mbajnë stilin tuaj të freskët.

Krijoni një veshje të re duke veshur fillimisht xhinset e zeza dhe më pas një palë këpucë plot dritë, ky kombinim do t’i japë jetë look-ut tuaj! Mënyra më e mirë për të kuptuar që këpucët në ngjyrë të ndezur shkojnë me veshjen tuaj është t'i kombinoni ato me një bluzë apo pulovër të thjeshtë.

Këtë sezon, bëni një hap përpara me stilin tuaj duke veshur një palë xhinse të zeza në stil boyfriend. Nëse mendoni se pantallonat e gjera ju tregojnë më të shkurtër, provoni t’i kombinoni ato me një palë kambale me takë të lartë. Bashkojeni këtë kombinim me një xhaketë më print leopardi dhe një bluzë të thjeshtë në ngjyrë të bardhë. A nuk janë këto veshje bazat e gardërobës tuaj? Thjesht provoni t'i miksoni bashkë për t’u dukur ndryshe.

Një veshje komplet e zezë nuk ka asgjë të re, por pjesëzat që do kombinoni dhe mënyra sesi do t'i miksoni ato mund të sjellë risi në look-un tuaj.

Nëse një total look në ngjyrë të zezë ju duket i mërzitshëm, ka ardhur koha të ndryshoni stil dhe të provoni disa kombinime më të guxuara. Ka ardhur koha të shkëlqeni me ngjyra të ndezura duke krijuar kështu kontrast me të zezën e xhinseve. Ky kombinim është i duhuri për të tërhequr vëmendjen e njerëzve!

Bluza e dantellës mund të zbulojë më shumë se ç’duhet, por kur vjen puna tek kombinimi me xhinse të zeza dhe një xhaketë interesante, ajo është sa seksi aq edhe elegante dhe klasike.