Një ditë pas dasmës së bujshme, fotoja e parë e çiftit të sapomartuar ju bën të ëndërroni

Një ditë pas dasmës

Nga Class 18 August 2019

Një ditë pas dasmës së bujshme, fotoja e parë e

Është vetëm një ditë pas, por akoma me atë emocion. Erik Lloshi dhe partnerja e tij, Romina Sablić, i kanë dhënë fund beqarisë një ditë më parë, në një dasmë e cila mblodhi të afërm e shumë miq të çiftit, personazhe të njohur të skenës shqiptare.

Kolegë këngëtarë të Erikut kënduan për të dhe për të gjithë të ftuarit këngë nga repertori i tyre dhe mbajtën gjallë atmosferën deri në orët e para të mëngjesit. Aurela Gaçe, Olta Boka, Blerina Braka, Vedat Ademi, Mateus Frroku e shumë artistë e miq të këngëtarit të njohur ndezën atmosferën gjatë gjithë mbrëmjes festive në ditën e shënuar të çiftit.

Një ditë pas dasmës së bujshme, fotoja e parë e

Sot, një ditë pas dasmës, pas disa orësh qetësi, Eriku ka postuar edhe foton e parë identifikuese të një çifti të sapomartuar. Dy duar me unaza…

“Si dita e parë që është, s’qenka keq…” – shkruan Eriku pas kësaj fotoje ku janë të dukshme unazat e martesës. Urimet kanë vërshuar nga të gjithë miqtë dhe fansat e këngëtarit.

Një ditë pas dasmës së bujshme, fotoja e parë e

Ndërsa në foton e dytë pas unazave, dhëndri ka falënderuar të gjithë ata që ishin pjesëmarrës në gëzimin e tij të madh, si edhe të gjithë miqtë për urimet e përzemërta.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon