Nuancat që duhet t’u shtosh flokëve në vjeshtë për të larguar dëmet e verës

Kujdes

Nga Class• 28 August 2019

Nuancat që duhet t’u shtosh flokëve në vjeshtë

Bashkë me disa maska rigjeneruese, hairystlist Matt Rez rekomandon edhe një ndryshim të lehtë ngjyre për t’u dhënë më shumë jetë flokëve që kanë humbur shkëlqimin. E gjitha bëhet për të ngrohur bazën. “Duke i shtuar thellësi ngjyrës, arrin t’u japësh flokëve çlodhjen për të cilën kanë nevojë pas verës, sidomos nëse keni flokë me fije”,- thotë Rez, që kujdeset edhe për flokët e aktores Robbie Margot. Këtu janë sugjerimet e tij se si çdo ngjyrë flokësh mund ta përmirësojë nuancën aktuale, për të pritur siç duhet stinën e vjeshtës.

Nuancat që duhet t’u shtosh flokëve në vjeshtë

Bjondet

Edhe kur je bjonde e lyer, edhe kur i ke flokët e tu natyralë, në vjeshtë duhet t’i japësh një dimension të ri ngjyrës, që me siguri është tharë ose ka dalë pas shumë kohësh në ujë. “Duke shtuar pak nga e verdha jote në rrënjë ose disa fije, do mbash efektin ombre, por edhe flokët do duken më të shëndetshëm”,- thotë Rez.

Nuancat që duhet t’u shtosh flokëve në vjeshtë

Nëse je bionde shumë e hapur si Margot, Rez sugjeron të shtosh nuanca shampanje ose të arta në bojën tënde. Për nuancat e linit, ai rekomandon një nuancë të verdhë në të kuqe, luleshtrydhe bionde siç quhet, për ta ngrohur. Ndërsa për biondet e mesme, disa fije të verdha pranë fytyrës, janë ndryshimi që të duhet.

Nuancat që duhet t’u shtosh flokëve në vjeshtë

Brunet

Për brunet, kur duhet të ndryshojnë ngjyrën, Rez thekson rëndësinë e njohjes së nuancës së lëkurës dhe cilat ngjyra përshtaten më shumë me lëkurën. Nëse një ngjyrë më e ngrohtë të shkon më shumë, shto ca nuanca kanelle. Për tonet e ftohta, nuancat e karamelit pranë rrënjëve do ishin një zgjidhje ëmbëlsuese.

Nuancat që duhet t’u shtosh flokëve në vjeshtë

Kokëkuqet

Nuk gjenden dy kokëkuqe njëlloj. Nëse nuanca është e portokalltë, Rez sugjeron theksimin e ngjyrës natyrale këtë vjeshtë, duke shtuar më shumë nuanca portokalli për të nxjerrë në sipërfaqe ngjyrën e vërtetë. Për kokëkuqet që e kanë lëkurën në nuancë rozë, Rez thotë të luajnë me rozën gjithashtu, aq më tepër që kjo vjeshtë është stina kur kjo ngjyrë do të shkëlqejë.

Nuancat që duhet t’u shtosh flokëve në vjeshtë

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon