Marka e famshme e luksit Hermes ka shkaktuar shumë reagime online, pasi ka nxjerrë në shitje një palë shapka me gisht që kushtojnë shumë. Shapkat që duken si ato që shohim rëndom në supermarkete kushtojnë 335 paund (rreth 500 mijë lekë të vjetra). Këto shapka prej gome që gjenden në faqen zyrtare online të Hermes janë të vlefshme në disa ngjyra dhe janë vetëm për meshkuj.

Ato kanë një shollë prej sfungjeri dhe dy rripa sipër të cilëve është e qëndisur një “H”, që është edhe logoja e markës. Po, janë shapka të thjeshta që mund të kushtonin 400 lekë, por janë Hermes, prandaj kushtojnë 50 000 lekë. Megjithatë, njerëzve nuk u mjafton ky fakt dhe e kanë shprehur “revoltën” e tyre online. Për ta është thjesht e papranueshme që një palë shapka të thjeshta me gisht të shiten për një çmim të tillë.

Ju do t'i blinit?