Butrint Imeri dhe Kiara Tito janë pëfolur shpesh se janë në një lidhje. Megjithatë, asnjëri nuk e ka pranuar asnjëherë të ketë më shumë se miqësi mes tyre. Por njerëzit nuk binden, sidomos pas publikimit të këngës “Hajt hajt”, të Butrintit, ku Kiara ishte pjesë e videoklipit.

Së fundmi, si për çudi edhe Kiara, edhe Butrinti po pushojnë në Greqi. Të dy kanë ndarë video e foto nga pushimet dhe duke parë vendet e ngjashme, njerëzit menduan se janë bashkë. Por pak orë më parë, Butrinti ka shuar kureshtjen e të gjithëve duke treguar me fytyrë vajzën që po e shoqëron. Dhe në fakt, nuk është Kiara.

Me këto pamje Butrinti u ka dhënë fund thashethemeve që kanë qarkulluar sot në media.