Çfarë të bëni nëse i dashuri jua harron ditëlindjen? Disa këshilla

4 këshilla

Nga Class 10 September 2019

Çfarë të bëni nëse i dashuri jua harron

Mund t’ju ketë ndodhur ose do t’ju ndodhë ndonjëherë që partneri të harrojë ditëlindjen tuaj. E tmerrshme për disa, situatë që ndodh për disa të tjera. Disa vajza mund ta marrin me sportivitet, ndërsa ka edhe nga ato që mund të bëjnë një sherr të madh me të dashurin për këtë detaj kaq të rëndësishëm për to. Gjithsesi, nuk ka rëndësi se në cilin grup vajzash bëni pjesë, ne do t’ju japim disa këshilla se çfarë duhet të bëni nëse partneri jua harron ditëlindjen:

Tregojini se jeni lënduar

Ju nuk duhet të fshihni ndjenjat e lëndimit që ai ka harruar ditëlindjen tuaj. Është e rëndësishme që ai ta kuptojë se ka gabuar, përndryshe kjo gjë do të përsëritet edhe vitin e ardhshëm.

Trajtojeni “ftohtë” për një javë

Kjo mund të duket disi e rëndë, por një pakujdesi e tillë meriton një ndëshkim të ashpër. Një javë as mos ju përgjigjni në telefon dhe nëse jetoni bashkë mos e përqafoni dhe puthni. Nëse ju e “dënoni” me siguri ai nuk do ta harrojë ditëlindjen tuaj, sepse ndryshe do të dënohet sërish.

Festoni ditëlindjen pa të

Fakti që i dashuri juaj e ka harruar ditëlindjen nuk do të thotë se ju do të uleni në divan në shtëpi dhe të qani. Dilni, argëtohuni dhe mos e mbani mendjen tek ai.

Çfarë të bëni nëse i dashuri jua harron

Rivlerësoni marrëdhënien tuaj

Ndonjëherë nga veprime të vogla, arrijmë të njohim njerëzit që kemi në krah. Prandaj nëse ai harron ditëlindjen, por edhe detaje të tjera të rëndësishme për marrëdhënien tuaj, atëherë ju duhet ta rivlerësoni lidhjen me të, sepse dikush që ju do kujdeset edhe për detajet me të vogla.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon