Nuk “guxon” njeriu të veshë një bluzë të gjerë, sepse automatikisht të tjerëve u shkon mendja se mund të jesh shtatzënë. Sidomos nëse je vip, si Genta Ismajli. Këngëtarja e njohur prej disa kohësh nuk ka publikuar foto në Instagram dhe kjo gjë i ka shqetësuar fansat.

Shto këtu faktin se gjatë një koncerti me Ledri Vulën kishte veshur një fustan të gjerë, gjasme për të fshehur barkun.

Genta gjithashtu ka deklaruar në një intervistë disa kohë më parë se dëshironte të bëhej nënë. Kaq ka mjaftuar që të fillonin zërat se ajo është shtatzënë. Mirëpo, Genta duke u rrotulluar në një boomerang në Instagram na tregon barkun e saj petë. Pra, këngëtarja nuk është shtatzënë. Ajo ka preferuar që me anë të këtij boomerang-u të reagojë për të treguar se nuk është në pritje të ëmbël.