Kylie Jenner nuk e ftoi nënën në ditëlindje dhe vajzat me siguri e kuptojnë

Pse?

Nga Class 12 September 2019

Kylie Jenner nuk e ftoi nënën në ditëlindje dhe vajzat me

Le ta pranojmë, ky është një qortim për Kylie Jenner.

Edhe pse Kris dhe Kylie i përkasin një prej familjeve më të famshme në botë, ato nuk janë imune ndaj problemeve të zakonshme nënë-vajzë. Kthehemi pak në ditëlindjen e Kylie-t në gusht, ku ylli 22-vjeçar mori me qira një super jaht 250 milion dollarë në madhësinë e një fushe futbolli, për të festuar me miqtë dhe familjen përreth Mesdheut. Mirëpo, Kris nuk ishte pjesë e të ftuarve (për të qenë të sinqertë, sa prej nesh i ftojnë nënat në festat e ditëlindjeve me miqtë?)

Kris madje ka insistuar të shkonte, pasi kjo ishte hera e parë që Kylie pushonte në Evropë.

Kylie Jenner nuk e ftoi nënën në ditëlindje dhe vajzat me

“Ajo ka qenë në Evropë vetëm për punë, një ose dy ditë. Mirëpo, asnjëherë për pushime. Ti ke nevojë për mua edhe në ditëlindjen tënde”,-mësohet t’i ketë thënë Kris-Kylie-t, siç raporton Hollywood Life.

Kris e ka “fituar” me luftë ftesën për në ditëlindjen e të bijës dhe e ka bindur Kylie-n ta marrë edhe atë me vete. Me siguri vajzat e kuptojnë këtë situatë që ndodh shpesh me mamin.  

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon