Përdoruesit e internetit tregojnë çfarë urrejnë më së shumti në filmat modernë

Po ju?

Nga Class 12 September 2019

Përdoruesit e internetit tregojnë çfarë urrejnë

Kur ne shikojmë filma në tërësi, nga fillimi deri në fund, nuk gjejmë shpesh gabime të regjisorve sepse përfshihemi në historinë që po trajtohet në film. Mirëpo, ka edhe nga ata kritikë të filmave, ose ndjekës tepër të zjarrtë që gjejnë gabime në skena të ndryshme, ose më saktë gjejnë gafa. Se për cilat bëhet fjalë mund t’i lexoni më poshtë:

-Kur aktorët bien nga kati i 4-të, ngrihen dhe vazhdojnë të vrapojnë.

-Nuk më pëlqen kur dikush shtrihet në krevat me këpucët veshur. Kam vënë se askush nuk i kushton vëmendje faktit se aktorën nuk i lajnë duart në filma. Ndodh shumë rrallë.

Përdoruesit e internetit tregojnë çfarë urrejnë

-Kur njerëz që nuk njihen me njëri-tjetrin krejt rastësisht kërcejnë në sinkron së bashku.

-Më mërzitin komente të tilla në film “Epo jeta jonë nuk është perfekte, ne nuk jemi në film”. Epo ku jeni?

- Kur nxënësit e shkollës duken si 30-vjeçarë dhe unë që jam 26 vjeç nuk më lejohet të blej alkool pa një kartë identiteti.

Përdoruesit e internetit tregojnë çfarë urrejnë

- Kur personazhet po kapërcejnë disa vështirësi, gjithmonë ekziston një muzikë epike dhe e ngadaltë.

- Personazhi kryesor shpëtohet nga vdekja në mënyrën më të pabesueshme, ndërsa njerëzit e tjerë vdesin. Ndonjëherë, miqtë ose prindërit vriten për t’i bërë shikuesit të lidhen më shumë me personazhin kryesor.

- Nëse gjithçka po shkon mirë, do të thotë se brenda dy minutave, do të fillojë ndonjë katastrofë.

- Shtëpi të ekzagjeruara, joreale, super të teknologjisë së lartë të vitit 2050 në filmat e 2019-së.

Përdoruesit e internetit tregojnë çfarë urrejnë

- E dashura e personazhit kryesor është gjithmonë e veshur me taka të larta dhe ajo nuk bie kurrë, siç ndodh në një nga filmat "Transformers". Dhe gjithashtu, ajo mund t'i mbijetojë 3 apokalipseve në film, por flokët, manikyri dhe veshja e saj e bardhë do të mbeten ende perfekte. As një copë pluhur në rrobat apo këpucët e personazhit kryesor.

Përdoruesit e internetit tregojnë çfarë urrejnë

-Thjesht i urrej skenat romantike në mëngjes. Ai zgjohet, i sjell mëngjesin, e puth dhe më pas bëjnë seks. Për dhëmbët e palarë mendoi njeri?

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon