Kënga e re e Era Istrefit është në bashkëpunim me yllin botëror të repit

E paimagjinueshme!

Nga Class 16 September 2019

Kënga e re e Era Istrefit është në bashkëpunim me yllin

Një muaj më parë Era Istrefi publikoi bashkëpunimin me reperin rus Sayonara Boy. Deri më tani kënga numëron mbi 15 milionë klikime dhe suksesi i saj është i dukshëm. Megjithatë Era nuk ka në plan të ndalet, pasi shumë shpejt do të publikojë një tjetër bashkëpunim që premton shumë. Synimet e këngëtares shqiptare për të pushtuar tregun botëror janë të qarta dhe po punon shumë për ta arritur. Por gjejeni pak me kë ka bashkëpunuar ajo kësaj radhe?

Kënga e re e Era Istrefit është në bashkëpunim me yllin

Dy orë më parë, Era Istrefi ka lajmëruar se të premten do të publikohet kënga e saj e re që do të jetë një bashkëpunim me Yellow Claw dhe reperin e famshëm Offset, i cili është edhe bashkëshorti i Cardi B. “Let’s get married” quhet kënga dhe ne mezi presim ta dëgjojmë. Dimë të themi vetëm që Era është në rrugën e duhur drejt suksesit. Kushedi me kë do të jetë bashkëpunimi i radhës?!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on

Kënga e re e Era Istrefit është në bashkëpunim me yllin

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon