10 shprehje japoneze që do t'ju ndryshojnë jetën

Na besoni!

Nga Class• 18 September 2019

10 shprehje japoneze që do t'ju ndryshojnë jetën

Japonia është një vend me mijëra zbulime ndër vite, plot tradita dhe me një popull të mençur dhe të gatshëm që t'ju mësojë juve përmes proverbave gjithçka ata kanë mësuar në jetë. Proverbat japoneze kanë aftësinë të sugjerojnë sjellje dhe mendime në një mënyrë të thjeshtë, por të thellë, disa reflektojnë jetën e përditshme, duke u përpjekur të mësojnë diçka, të tjerët mbyllin metafora dhe simbolika që kanë vlera themelore. Në këtë artikull renditen 10 shprehje të urta që nëse ju i vlerësoni si duhet dhe i shihni në një perspektivë pozitive, do t'ju bëjnë të reflektoni dhe të ndryshoni thelbin e jetës suaj.

10 shprehje japoneze që do t'ju ndryshojnë jetën

1. Mos thuaj është e pamundur. Thuaj: "Unë nuk e kam bërë akoma".

2. Më mirë të jesh armik i një personi të mirë, sesa mik i një personi të keq.

3. Kur prindërit punojnë dhe fëmijët argëtohen, nipërit kërkojnë lëmoshë.

4. Koha që kalon duke qeshur është koha që kalon me perënditë.

5. Burri dhe gruaja duhet të jenë gjithnjë miq dhe dashnorë.

10 shprehje japoneze që do t'ju ndryshojnë jetën

6. Të gjithë bëjnë gabime. Kjo është arsyja pse ekziston një gomë për secilin laps.

7. Një rrugë mund të jetë e gjatë ose e shkurtër, por nëse nuk bëni hapin e parë do të jetë shumë e gjatë.

8. Kur karakteri i një burri duket i palexueshëm, shikoni miqtë e tij.

9. Shikoni gabimet e të tjerëve dhe korrigjoni tuajat.

10. Cila është dhoma për të medituar? Zemra juaj.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon