Çudia e radhës me të cilën është fiksuar Twitter-i është ngjashmëria e frikshme që vajza e Madonna-s, Lourdes ka me Lady Gaga-n. Lourdes është shfaqur në Javën e Modës në New York gjatë sfilatës së Proenza Schouler dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, pasi është rritur shumë nga hera e fundit që është shfaqur publikisht. Menjëherë sapo fotot e saj filluan të qarkullojnë në internet, njerëzit nuk mund të mos e vinin re ngjashmërinë e saj me Lady Gaga-n dhe krahasimet e teoritë konspirative shpërthyen në rrjet.


Lourdes Leon (L) and Lady Gaga (R). Or are they the same person? In this essay I will... pic.twitter.com/nL49GiVzbI
— Ξvan Ross Katz (@evanrosskatz) September 12, 2019
Por çudia nuk mbaron me kaq, pasi njerëzit në Twitter kanë zbuluar edhe një ngjashmëri mes Madonna-s dhe nënës së Lady Gaga-s. Tani mund të themi që gjërat po bëhen serioze... Nëse nuk besoni, hidhuni një sy fotove të mëposhtme.
lady gaga looking like madonna’s daughter lourdes & madonna looking like lady gaga’s mother cynthia... yeah it’s a conspiracy theory that i’m actually interested in. pic.twitter.com/JkhHoHCv5B
— jack (@fkajack) September 12, 2019
Ja dhe një foto e Lourdes dhe Lady Gaga-s në moshën 22-vjeçare.
Ja dhe një foto e të dyjave bashkë.
Epo faktet janë të pakundërshtueshme!