Pse çiftet ndahen më shumë në këta muaj të vitit? Arsyeja mund të jetë tronditëse

Studimi mbi divorcet

Nga Class 18 September 2019

Pse çiftet ndahen më shumë në këta muaj të

Një studim i kohëve të fundit ka identifikuar periudhat e vitit kur një çift rrezikon më shumë të nënshkruajë divorcin.

Sipas një studimi të drejtuar nga sociologët në Universitetin e Ëashington-it, çiftet kanë më shumë mundësi të nënshkruajnë dokumentet e divorcit në mars maj dhe gusht.

Teoria është krijuar pas një kërkimi të gjatë të kërkesave për divorc në shtetin e Ëashington-it ndërmjet viteve 2001 dhe 2017, kur numri ngjitej shumë në mars dhe në gusht.

Pse çiftet ndahen më shumë në këta muaj të

Arsyeja për ndarjen? Të dy muajt vijnë pas periudhës së pushimeve dhe pritshmëritë e paplotësuara për një kohë cilësore së bashku janë forca shtytëse drejt dosjeve të divorcit.

Në një konferencë për mediat, profesor Julie Brines shpjegoi: "Njerëzit priren t’i presin pushimet me pritshmëri të larta, pavarësisht zhgënjimeve që mund të kenë pasur në vitet e kaluara. Ato përfaqësojnë periudha të caktuara të vitit kur ka një pritshmëri apo mundësi për një start të ri, një rinisje, diçka ndryshe, një kalim në një periudhë të re jete. Është një cikël optimizmi, në një farë mënyre".

Dhe pastaj nga optimizmi kalon në pesimizëm. Megjithatë, ka shumë të tjerë që arrijnë të hyjnë në ciklin e optimizmit edhe pas zhgënjimeve.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon