Kanë pritur perëndimin e diellit dhe në një ceremoni romantike, plot detaje të jashtëzakonshme nga dekori, me të ftuar specialë dhe dëshmitarët më të afërt nga familjet dhe shoqëria e tyre, ata i kanë premtuar njëri-tjetrit dashurinë e përjetshme! Afrona Dika dhe Blero, protagonistët e dasmës së shumëpërfolur VIP që sapo ka filluar buzë bregdetit të Shëngjinit tek Rana e Hedhun i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni përrallore.

Afrona, e veshur me fustanin e bardhë elegant, dukshëm një miksim i stilit modern me atë klasik u afrua në altar e shoqëruar nga  i ati i saj, ndërsa Blero kishte zgjedhur një shoqëruese mjaft speciale.

Çifti kanë shkëmbyer unazat dhe puthjen speciale në altar, duke i premtuar njëri-tjetrit dashurinë e përjetshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista CLASS (@revista_class) on

Gjithçka në këtë ceremoni erdhi e kuruar mjeshtërisht nga Class Events!