Pasi i thanë njëri-tjetrit “Po” buzëmbrëmjeje në bregdetin e Shëngjinit, nën qiellin me yje dhe në praninë e dëshmitarëve, miqve më të ngushtë e familjarëve, Afrona dhe Blero tashmë janë gati për të shijuar “aventurën” brenda tendës! Kërcime, këngë, batuta, atmosferë, gjithçka është gati për t’u shijuar nga çifti protagonist, por edhe të ftuarit e shumtë.
Kërcimi i parë i tyre si burrë e grua duket se ka qenë momenti kulmor dhe ai që ka emocionuar thuajse të gjithë të pranishmit në dasmë.
Teksa Afrona kishte ndërruar fustanin e bardhë që i theksonte linjat perfekte, ajo dhe njeriu i zemrës Blero patën momentin e tyre të lavdishëm në pistë: kërcimin e parë!
Nën tingujt e muzikës dhe këngës së John Legend “All of me”, të interpretuar live nga Ylli Limani ata kanë kërcyer dhe shijuar këngën romantike dhe tingujt e saj fantastike duke i emocionuar të gjithë.
View this post on Instagram
Afrona dhe Blero duken thjesht të mrekullueshëm!