Sigurisht, askush nuk kishte pritur që Afrona të ishte një nuse tradicionale, madje as edhe të bënte një zgjedhje sit ë gjitha nuset që martohen. Jo vetëm sepse e njeh, e ndjek dhe merret me modë, por edhe sepse ka zgjedhur që në ditën e saj më të bukur të duket sa e thjeshtë, aq edhe e veçantë.
Po si ishin zgjedhjet e fustanit të bardhë? Nëse do t’i përmblidhnim me një fjalë të vetme, mund të thoshim unike, por nuk mjafton.
I pari, një fustan princeshe, i fryrë, me mëngë të gjata, ishte menduar enkas për çastin e celebrimit. Me një grim natyral e flokë të stiluar thjesht, Afrona shkëlqeu në altar me nurin e fustanit të bardhë ndërsa i tha ‘Po’ bashkëshortit të saj të ardhshëm.
Ndërsa i dyti, më sportiv, me supe të hapura e dekolte të theksuar, e prezantoi Afronën në pistën e vallëzimit, në kërcimin e parë si burrë e grua.