‘Jemi shtatzënë’, Ricky Martin njofton se ai dhe partneri janë në pritje të fëmijës së katërt

Papritur. Ricky jep lajmin e bukur

Nga Class 30 September 2019

‘Jemi shtatzënë’, Ricky Martin njofton se ai dhe partneri

Ricky Martin ka qenë i pranishëm në Human Rights Campaign National Dinner gjatë fundjavës, së bashku me partnerin dhe dy djemtë e tij. Teksa është ngjitur për të marrë një çmim, ai ka mbajtur një fjalim, ku përveçse ka falënderuar njerëzit e dashur ka dhënë edhe një lajm të papritur.

‘Jemi shtatzënë’, Ricky Martin njofton se ai dhe partneri

"Familja ime është këtu... Bashkëshorti im Jwan, të dua! Binjakët e mi të bukur, Valentino dhe Matteo, edhe ata janë këtu. Ju dua me gjithë zemër, jeni forca ime, më frymëzoni çdo ditë. Më motivoni të vazhdoj të bëj gjithçka që po bëj dhe jeni fëmijë të mrekullueshëm. Jeni të mrekullueshëm! Ju dua”, -është shprehur Ricky.

‘Jemi shtatzënë’, Ricky Martin njofton se ai dhe partneri

Ai ka vazhduar fjalimin dhe ka përfituar për të dhënë lajmin e ëmbël. Ndërsa tregonte se e bija, Lucia, ishte në shtëpi me gjyshen, ai u shpreh:

“Edhe ajo është drita e jetës sime. Meqë ra fjala, duhet t’ju them se jemi shtatzënë. Po presim një fëmijë... Unë i dua familjet e mëdha.”

Martin mirëpriti binjakët në vitin 2008, ndërsa Lucia-n vitin e kaluar. Ai nuk dha detaje për gjininë apo se kur pritet të vijë në jetë bebushi.

‘Jemi shtatzënë’, Ricky Martin njofton se ai dhe partneri
Ricky dhe Jwan

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon