I ka rënë në kokë për modelen shqiptare, Alban Ramosaj konfirmon lidhjen e dashurisë?

Është apo jo në një lidhje

Nga Class• 8 October 2019

I ka rënë në kokë për modelen shqiptare, Alban Ramosaj

Alban Ramosaj është vënë në qendër të lajmeve rozë, pas zërave se është në një lidhje me modelen e njohur Niki Delijorgji, vajzën e biznesmenit të njohur Mihal Delijorgji.

I ka rënë në kokë për modelen shqiptare, Alban Ramosaj

I ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, nga ku promovoi klipin e tij të ri “T’kom dasht”, Ramosaj gjithashtu u pyet edhe për vajzën që i ka marrë zemrën.

I ka rënë në kokë për modelen shqiptare, Alban Ramosaj

“Nikin e njoh që para shumë vitesh, është një vajzë shumë e talentuar edhe muzikalisht, gjë që ende nuk është ekspozuar, por ne jemi duke punuar në studio për këngët e saj. Kemi një shoqëri shumë shumë të mirë, të pastër dhe një shaka të brendshme e rrethit tonë është që na kanë shpallur si burrë dhe grua. Por kjo është komplet një shaka. Në koment ia kam shprehur, se një nga komentuesit është edhe producenti im, që e bëri publike këtë gjë dhe unë shkova me rrjedhën”,- tha Ramosaj.

I ka rënë në kokë për modelen shqiptare, Alban Ramosaj

I pyetur nëse vërtet i ka “rënë në kokë” për Nikin, këngëtari nisi të qeshë dhe preku një nga emoji-të me zemra që kishte mbi tavolinë duke konfirmuar lajmin.

“U skuqe i tëri kur u përmend Niki Deliorgji. Nuk do shumë për t’u kuptuar, njeriu kur bie në dashuri nuk e mbulon dot, përpiqu sa të duash”,- tha Rudina Magjistari pas veprimit të tij dhe me kaq gjithçka duket se është qartësuar.

“Çdo njeri ka perceptimin e vet”,- shtoi Ramosaj pa dhënë detaje të tjera për marrëdhënien me modelen.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon