Nuk ka rëndësi nëse udhëtoni me pak

Ja vlen

Nga Class 8 October 2019

Nuk ka rëndësi nëse udhëtoni me pak

Nuk ka rëndësi nëse udhëtoni me pak ose më shumë para, nëse jeni në një hotel me 5 yje, apo në një hotel të thjeshtë: të gjitha eksperiencat e udhëtimeve ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj. Për disa njerëz, gëzimi që sjellin udhëtimet mund të tejkalojë ngjarje të rëndësishme të jetës: si martesa apo fëmijët. Hulumtimi i realizuar nga Booking.com konfirmoi se njerëzit që udhëtojnë janë më të lumtur, edhe për shkak të përgatitjeve që bëjnë përpara se të shkojnë në një vend të ri.

Nuk ka rëndësi nëse udhëtoni me pak

Nëse jeni kurioz për të mësuar më shumë rreth këtij studimi, mund të lexoni më poshtë:

Udhëtimet mund të sjellin më shumë lumturi sesa disa ngjarje të tjera të rëndësishme të jetës

Pjesa më intriguese e këtij studimi është se njerëzit pretenduan se ata i vlerësojnë udhëtimet më shumë sesa ngjarjet e tjera të rëndësishme në jetën e tyre. Pjesa më e madhe e njerëzve ndjejnë më shumë lumturi kur planifikojnë pushimet sesa kur planifikonin dasmën e tyre.

Nuk ka rëndësi nëse udhëtoni me pak

Pothuajse gjysma e personave të intervistuar thanë se takimet me partnerin nuk kishin emocione aq të forta, siç kanë kur planifikojnë udhëtimet.

Nuk ka rëndësi nëse udhëtoni me pak

Gjithashtu, njerëzit vlerësojnë eksperiencat e reja më shumë sesa gjërat materiale. Pushimet dhe lumturia që ato të japin, zgjat më shumë sesa lumturia e blerjeve.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon