Një i vrarë dhe një i plagosur në Kavajë/ 'Molla e sherrit', gruaja e martuar me tre fëmijë

Ngjarje e rëndë!

Nga Class 10 October 2019

Një i vrarë dhe një i plagosur në Kavajë/ 'Molla e

Mëngjesi i sotëm ka qenë tronditës për qytetin e Kavajës. Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur dhe gjithë ngjarja ka ndodhur brenda banesës së shtetases Marsida Qatja. Detaje të reja janë zbardhur pak minuta më parë nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Kavajë, ku siç mësohet edhe nga të dhënat zyrtare të Policisë së Shtetit, krimi i sotëm kishte si "mollë sherri" gruan e martuar me tre fëmijë të moshës 10, 7 dhe 2 vjeç.

Një i vrarë dhe një i plagosur në Kavajë/ 'Molla e

Një i vrarë dhe një i plagosur në Kavajë/ 'Molla e

Burri i Marsidës mësohet se ndodhej në burg në Gjermani dhe gjatë kësaj kohe ajo ka krijuar një lidhje jashtëmartesore me Dritan Haxhollin. Pasi Marsida kishte vendosur që t’i jepte fund historisë me Haxhollin, rreth 38 vjeç, ishte lidhur me shtetasin Bledar Tocin, polic burgu, i cili mbeti i plagosur.

Mësohet se viktima Dritan Haxholli ka hyrë në banesën e shtetases Marsida Qatja, brenda së cilës ndodhej edhe Bledar Toçi. Haxholli raportohet se ka patur një lidhje me gruan, por kur ka mbërritur në banesë është konfliktuar me Toçin. Haxholli ka qëlluar me armë në drejtim të Toçit, duke e plagosur atë. Toçi me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit Haxholli, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Një i vrarë dhe një i plagosur në Kavajë/ 'Molla e

Në banesën e Marsida Qatja, në momentin kur ndodhi krimi kanë qenë edhe tre fëmijët e saj të mitur, përkatësisht të moshave 10, 7 dhe 2 vjec, por fatmirësisht ata kanë qenë në gjumë dhe nuk e kanë parë ngjarjen, raporton policia.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon