Sara dhe Ledioni bëhen prindër për herë të dytë, zgjedhin një tjetër emër kryeqyteti për djalin e tyre

Cili është emri?

Nga Class 12 October 2019

Sara dhe Ledioni bëhen prindër për herë të dytë,

Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë bërë prindër për herë të dytë.

Lajmin e bukur për ardhjen në jetë të djalit të dytë të familjes Liço e ka bërë vetë me dije Sara përmes një fotoje tejet emocionuese, ku shfaqet me të 2 djemtë e përqafuar. London është bërë tashmë djali i madh i shtëpisë. Mirëpo, si quhet anëtari më i ri i familjes? Siç pritej, Sara dhe Ledioni kanë zgjedhur një tjetër emër kryeqyteti për të voglin e tyre. Roman është emri me të cilin e kanë pagëzuar vogëlushin.

“Çmendurisht në dashuri me Roman-in tonë, i lindur dje më 11 tetor 2019. Më herët sesa pritej, por megjithatë 2.9 kg gëzim i pastër”,- shkruan Sara bashkangjitur fotos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa) on

Ne i urojmë jetë të gjatë djalit të dytë të Sarës dhe Ledionit.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon