Nuk e dinim, por në dasmën e Meghan dhe Harry-t jeta e Princeshës Charlotte u vendos në rrezik

Nga Class• 13 October 2019

Nuk e dinim, por në dasmën e Meghan dhe Harry-t jeta e Princeshës

E kush mund ta harrojë dasmën mbretërore të vitit të kaluar. Një dasmë që u ndoq nga miliona njerëz dhe një nuse që doli jashtë parashikimeve. Kjo ngjarje e rëndësishme e familjes mbretërore vazhdon të përflitet edhe sot. Por në këtë artikull nuk do të flasim as për madhështinë e dasmës e as për pamjen e nuses, por për diçka vërtet shqetësuese.

Nuk e dinim, por në dasmën e Meghan dhe Harry-t jeta e Princeshës

Me sa duket, lulet që janë përdorur në buqetën e Meghan dhe ato që u përdorën për kurorat e shoqërueseve të vogla, mes tyre edhe Princeshës Charlotte, paskan qenë të rrezikshme. Buqeta dhe kurora u bënë nga floristja Philippa Craddock, e cila ka përdorur zambakët e luginave që janë të rrezikshëm, sidomos për fëmijët. Bonnie L. Grant, një agronom i çertifikuar shkruajti në Gardeningknowhow.com: 

“Pak lule pranvere janë aq të bukura dhe me aromë aq të mirë sa zambakët e luginave. Kjo lule e ka prejardhjen nga Euroazia, por është përhapur shumë edhe në Amerikën e Veriut dhe në zona të tjera. Sidoqoftë, pas pamjes dhe aromës së saj të mrekullueshme fshihet diçka shumë e rrezikshme. Kjo lule është helmuese dhe është e pasigurt kur ndodhet pranë fëmijëve dhe kafshëve. Nëse gëlltitet nga dikush ajo mund të shkaktojë edhe vdekjen”, -është shprehur agronomi.

Nuk e dinim, por në dasmën e Meghan dhe Harry-t jeta e Princeshës

Duke qenë se shoqërueset e Meghan-it ishin shumë të vogla, kurorat me këtë lule në kokat e tyre ishin një vendim shumë i rrezikshëm, pasi fare mirë fëmijët mund të kishin gëlltitur pak nga lulja.

Nuk e dinim, por në dasmën e Meghan dhe Harry-t jeta e Princeshës

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon