Lindi vetëm 800 gramë, si duket sot vogëlushja që mjekët e quajtën ‘të pashpresë’

Nga Class 14 October 2019

Lindi vetëm 800 gramë, si duket sot vogëlushja që

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Gentiana, nëna nga Kruja, e cila në korrik të këtij viti solli në jetë Amaris, vogëlushen që lindi prematurë me peshë vetëm 800 gramë.

Pas dy muajve qëndrim në inkubator, Amaris ia doli të mbijetojë mrekullisht e sot që është tre muaj, gëzon shëndet të plotë.

Lindi vetëm 800 gramë, si duket sot vogëlushja që

Me foshnjën në krahë, Gentiana tregoi se sa të vështirë ishin ata dy muaj për të dhe bashkëshortin, pasi mjekët nuk u kishin dhënë shpresë, por fatmirësisht Amaris ia doli.

Tashmë, vogëlushja peshon 2 kg e 700 gramë dhe e ëma tregoi se është një bebe e urtë dhe e shëndetshme.

Lindi vetëm 800 gramë, si duket sot vogëlushja që

Amaris është vajza e tretë e Gentianës dhe pas saj, Genta shprehu dëshirën për të qenë nënë e një djali.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon