Publikoni shumë selfie në rrjetet sociale? Kujdes, mësoni se çfarë mendojnë njerëzit për ty

Ju në cilin grup bëni pjesë?

Nga Class 16 October 2019

Publikoni shumë selfie në rrjetet sociale? Kujdes, mësoni se

Ja ku jemi sërish. Ju keni gjetur një vend ideal për të realizuar një sërë fotosh “selfie” dhe më pas kaloni shumë kohë për të zgjedhur foton më të bukur që do të postoni në rrjetet sociale. Mrëpo, nuk është kaq e thjeshtë. Pavarësisht sa mirë mendoni se dukeni në atë foto perfekte, sërish ndjekësit tuaj në rrjetet sociale mund të kenë një mendim tjetër. Studimet e fundit kanë zbuluar se çfarë mendojnë njerëzit kur ju postoni foto në rrjetet sociale, veçanërisht kur ato janë selfie.

Publikoni shumë selfie në rrjetet sociale? Kujdes, mësoni se

-Ata që publikojnë më shumë selfie, vlerësohen si më pak të suksesshëm dhe më të pasigurt, sipas ekspertëve.

Për më tepër, selfiet që reklamojnë pjesë fizike, siç është një përkulja seksi para një pasqyre u përceptuan veçanërisht negative. Ndërkohë, njerëzit që postonin foto udhëtimesh ose thjesht foto poza, u shikuan si njerëz më të sigurtë dhe më të suksesshëm.

Publikoni shumë selfie në rrjetet sociale? Kujdes, mësoni se

Një reagim pozitiv ndaj pozave mund të shpjegohet me faktin se ato zakonisht duken më të natyrshme sesa selfiet. Pozat tregojnë mënyrën se si do të na shihnin të tjerët në jetën reale dhe kjo i bën ato të duken më të këndëshme. Për më tepër, nëse zakonisht publikoni foto poza në rrjetet sociale dhe më pas ndjekësit tuaj paprimtas shohin një selfie, kjo mund të sinjalizojë diçka të çuditshme dhe të pazakontë në lidhje me personalitetin tuaj.

Disa studime madje gjetën një lidhje mes postimit të fotove selfie dhe narcizmit, që nënkupton një kërkesë të fortë për admirim dhe ekspertët besojnë se të tjerët mund ta ndjejnë atë duke shikuar fotot tona.

Publikoni shumë selfie në rrjetet sociale? Kujdes, mësoni se

Sa shpesh publikoni foto selfie?

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon