Vera i tronditi të gjithë fansat e Nora Istrefit dhe Robert Berishës. Dyshja e famshme shpallën divorcin pas shumë vitesh lidhje dashurie. Ishte Roberti ai që dha lajmin, duke u shprehur se çdo gjë mes tyre kishte marrë fund. Gjatë kësaj kohe, Nora nuk ka reaguar as për divorcin dhe as për lidhjen e re, që thuhet se ka nisur.

Mirëpo, gjatë Class Fashion Show, Prive u sigurua që ta pyeste Norën për ndarjen nga Roberti.

“A ke për të shtuar diçka pas lajmit që mori dhenë që tashmë je e divorcuar?",-ishte pyetja që i drejtoi gazetari.

E buzëqeshur Nora tha “Ama hiç”. Ajo thjesht falënderoi fansat e saj për dashurinë që i japin.

Ndërkohë sa i përket zërave se ajo është një lidhje të re, pyetjes së gazetarit rreth kësaj teme, Nora iu shmang thjesht duke buzëqeshur me miken e saj, Jehona Sopin.

(Min 11)