Gjyshërit janë njerëz të rëndësishëm në jetën tonë. Ata janë gjithmonë aty duke na pritur në shtëpi me diçka të mirë për të ngrënë. Nuk ka rëndësi se si ka qenë dita që keni kaluar ose nëse dikush ju ka mërzitur: gjyshi ose gjyshja do ta gjejnë një mënyrë për t’ju gëzuar. Për gjyshet ka rëndësi nëse keni ngrënë ose jo, ndërsa gjyshërit duan më shumë muhabet cilësor dhe ju intereson se çfarë ndodh jashtë shtëpisë së tyre.
Ndoshta, ju që nuk i keni gjyshërit në shtëpi, nuk i takoni shpesh për shkak të punëve të përditshme, por dijeni se një ditë do të pendoheni. Kur ata të mos jenë më, do t’ju mungojnë pa masë, njësoj siç më mungojnë edhe mua.
-Më mungojnë kur më merrnin në telefon, sepse nëna kishte bërë diçka të mirë për të ngrënë.
-Më mungon gjyshi kur më ftonte për ditëlindje, sepse kurrsesi nuk mund ta festonte vetëm.
-Më mungojnë lutjet e nënës që unë të kisha një fat të mirë.
-Më mungojnë batutat e gjyshit, atëherë kur unë isha e mërzitur.
-Më mungon mbrojtja e gjyshes kur më qortonte mami.
-Më mungojnë shëtitjet me gjyshin teksa flisnim për kohën e rinisë së tij.
-Më mungojnë aq shumë përkëdheljet e tyre. Tani e kuptoj që jam rritur.
Sa shumë kujtime të bukura më mungojnë prej tyre. Çdo ditë i kujtoj dhe mendoj “Sa e bukur do të ishte jeta nëse do të kishin qëndruar me ne edhe për disa kohë. Më trishton fakti që shkoj në dhomën e tyre dhe nuk i gjej aty. Ata më prisnin gjihmonë".
Nëse jeni me fat dhe i keni akoma gjyshin dhe gjyshen gjallë, telefonojini ose shkoni për t’i takuar. Lumturojini sa ata janë gjallë.
Gjyshërit mbeten gjithmonë dashuria e madhe e çdo nipi dhe mbese!