Linda Rama, folëse kryesore në Forumin Ekonomik të Grave në Lidership që organizohet në Dubai
Konferenca sot dhe nesër!
Nga Class•
28 October 2019

Mësohet se Linda Rama do të jetë sot një nga folëset kryesore të Forumit Ekonomik të Grave në Lidership. Lajmi është bërë i ditur nga vetë oganizatorët e “Women in Leadership Forum – Naseba”, në faqen e tyre zyrtare e po ashtu në rrjetet sociale.

Tema që do të trajtohet nga Znj. Rama, sot në seancën e këtij forumi është “Të guxosh për një të ardhme më të mirë”.

Ky forum njihet si platforma më e gjerë dhe më influente e fuqizimit ekonomik të grave në Lindjen e Mesme dhe në botë.



