Si asnjëherë më parë, Festivali i Këngës vjen me disa risi dhe rikthen në ekran Eni Shehun

Një Festival ndryshe

Nga Class 28 October 2019

Si asnjëherë më parë, Festivali i Këngës vjen me

Këtë vit Festivali i Këngës do të jetë pa dyshim ndryshe nga ai që kemi parë zakonisht. Edicioni i 58-të i Festivalit do të vijë me disa risi për t’u bërë më i prekshëm nga njerëzit dhe fansat e muzikës.

Si asnjëherë më parë, këngët pjesëmarrëse në Festival do të publikohen një muaj më parë në YouTube, ku të gjithë mund të kenë mundësinë t’i dëgjojnë, para se këngëtarët t’i interpretojnë në skenën e madhe.

Si asnjëherë më parë, Festivali i Këngës vjen me
Foto ilustruese nga Festivali i Këngës

Për herë të parë, në përpjekje për të qenë sa më pranë fansave të muzikës dhe besnikëve të Festivalit të Këngës, do të vijë shumë shpejt në Radio Televizionin Shqiptar një hapësirë që do t’u kushtohet ekskluzivisht këngëve pjesëmarrëse. Do të ketë prapaskena nga realizimi i tyre, intervista me artistët dhe backstage nga klipet që po xhirohen, të pathëna nga këngëtarët në garë, çfarë thonë lart e poshtë konkurrentët për njëri-tjetrin, interaktivitet me rrjetet sociale etj. Ky program do t'u hapë rrugë netëve finale në Pallatin e Kongreseve.

Si asnjëherë më parë, Festivali i Këngës vjen me

Pas një viti shkëputje nga televizioni, Eni Shehu do të rikthehet për të prezantuar këtë program risi në Festivalin e Këngës, që i është besuar nga Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka. Shehu, një bashkëpunëtor i hershëm me dyshen Vejsiu-Grabocka, do të sjellë një frymë moderne dhe tërheqëse për një publik të ri në moshë, që do të gjejë në këtë hapësirë këngëtarët e preferuar.

Gjatë netëve finale, gazetari dhe aktori Eni Shehu, do të drejtojë Post-Festivalin, ku do të mësohen prapaskenat e konkurrimit dhe ku do të ketë diskutime me gazetarët që do t'i ndjekin e do të japin çmimin e medias.

Si asnjëherë më parë, Festivali i Këngës vjen me

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon