Nëse mendoni se familja e Evës ulet çdo të hënë, në orën 20:15 të shohë Evën në “Dance With Me” gaboheni. Të dy prindërit e Evës nuk e ndjekin të bijën në garën e kërcimit. Babai nuk ka ndonjë arsye specifike, ndërkohë e ëma ka një merak: mos e merr mësysh.
Si çdo nënë shqiptare, edhe mamaja e Evës e ka këtë “problem” se mos nga e mira e merr mësysh vajzën, prandaj vendos që të hënën të shohë diçka tjetër në ekran. Një komentues në Instastory e pyet Evën si e shohin prindërit pjesëmarrjen në “Dance With Me”, dhe ajo tregon se çfarë ndodh në familjen e saj të hënën.
“Si e shohin prindërit pjesëmarrjen tënde në Dance With Me?”,-pyet komentuesi.
“Nuk e shohin. Mami është e lumtur që po mësoj të kërcej, por nuk më sheh kurrë se meqë është live, ka frikë mos më merr mësysh, ndërsa babi fare”,-shkruan Eva në Instastory.
Gjithsesi, mamaja e Evës është shumë e lumtur që e bija po mëson të kërcejë, ama preferon t’i dëgjojë “live” në shtëpi komentet se si ka shkuar puntata e radhës.