Si ta kthesh në gjendje normale një pulovër të tkurrur nga larja në lavatriҫe

Bëhu pak më praktike

Nga Class• 5 November 2019

Si ta kthesh në gjendje normale një pulovër të tkurrur nga

Pulovrat janë veshja më e përdorur e këtij sezoni dhe gjëja më e mirë dhe më e keqe e stinës së ftohtë. E mirë, sepse të mbrojnë nga i ftohti dhe e keqe, sepse mund të prishen, të tkurren nga larja. Sapo entuziazmohesh kur blen një pulovër të re, aq shumë mërzitesh pasi e ke larë dhe sheh se është kthyer në një bluzë fëmijësh.

Cila është zgjidhja për një pulovër që tashmë nuk e vesh më? Larja me dorë? E mërzitshme, kush ka kohë që ta bëjë këtë me të gjitha pulovrat?

Si ta kthesh në gjendje normale një pulovër të tkurrur nga

Për momentin, mbaj mend që të mos i lash pulovrat më në lavatriÒ«e dhe për më tepër, me temperatura të larta.

Si ta kthesh në gjendje normale një pulovër të tkurrur nga

Ndiq hapat e mëposhtme:

Mbush një enë (legen) me ujë të ngrohtë (jo të nxehtë)

Shto detergjentin e rrobave.

Fut pulovrën dhe lëre atë të thithë të gjithë ujin.

Pas 20 minutash, kulloje ujin, po pa e shtrydhur.

Elimino ujin e tepërt, por pa e shtrydhur. Pasi të jetë kulluar plotësisht, përdor një peshqir për të thithur pjesën tjetër të ujit.

Si ta kthesh në gjendje normale një pulovër të tkurrur nga

Përpiqu ta hapësh butësisht, duke treguar kujdes që të mos e dëmtosh në zona delikate. Nga dëshira për ta rikthyer në pozicionin e parë, mund ta zgjasësh më shumë ose edhe mund ta dëmtosh.

Si ta kthesh në gjendje normale një pulovër të tkurrur nga

Mos ia tërhiq më shumë se duhet mëngët, aq më tepër nëse ka motive apo vrima nga modeli. Do të bëhen më të mëdha. Për ta tharë, lërë në teperaturë ambienti.

Si ta kthesh në gjendje normale një pulovër të tkurrur nga

Dhe kujdes: larja vetëm me dorë!

Si ta kthesh në gjendje normale një pulovër të tkurrur nga

Si ta kthesh në gjendje normale një pulovër të tkurrur nga

Si ta kthesh në gjendje normale një pulovër të tkurrur nga

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon