Pse hoqi dorë nga programi Dojna Mema? Moderatorja sqaron vendimin personal

Dojna heq dorë ngë Top-i

Nga Class 5 November 2019

Pse hoqi dorë nga programi Dojna Mema? Moderatorja sqaron vendimin personal

Kur emri i Dojnës nisi të lakohej si një emër i ri në moderimin e Top Fest 12 dhe emër i ri në ekran, Dojna vazhdonte ta kishte pikë të fortë radion, shkollën e saj të parë profesionale, nga e cila mësoi shumë në hapat e parë të rrugës televizive. Po ky hap i parë dhe i madh drejt televizionit nxiti te Dojna një dëshirë tjetër – atë të të komunikuarit drejtpërdrejt me publikun, me zë e figurë.

Pas kësaj, ekrani i Top Channel i propozoi Dojnës të tjera spektakle, në të cilat ajo njohu vetëm suksese. Pas "The Voice", Dojna u rikthye në ekran me Pop Culture dhe tani ka vendosur të ndjekë vetëm atë.

Megjithëse për një kohë të gjatë vijonte të drejtonte disa programe radiofonikë në Top Channel, këtë sezon, moderatorja bukuroshe ka vendosur të heqë dorë.

Dojna e nisi eksperiencën e saj të parë në shtëpinë e Top Media si moderatore në emisionet radiofonike. Ajo u bë pjesë e Top Albania Radio në vitin 2012  dhe që nga ai moment u bë pjesë aktive dhe e pandarë e dëgjuesve të radios me emisione si: “Live From Tirana”, “The Top List”, “Versus” apo “Disco Lancio”.

Pse hoqi dorë nga programi Dojna Mema? Moderatorja sqaron vendimin personal

Por së fundi, Dojna ka vendosur të largohet nga radio duke u fokusuar vetëm te televizioni.

Në një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram, moderatorja ka zbuluar se ky vendim ka qenë tërësisht personal. “Që që prej korrikut nuk jam më pjesë e radios. Erdhi si zgjedhje personale. Ndonjëherë është e rëndësishme të kujtojmë cilat janë prioritetet e vërteta në jetë”,- shkruan Dojna.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon