Ky është populli që tradhton më shumë dhe është kaq pranë Shqipërisë

Studime interesante!

Nga Class 9 November 2019

Ky është populli që tradhton më shumë dhe

Italianët, një popull i shenjtë, turistësh dhe… tradhtarësh.

Të paktën sipas sondazhit të fundit të kryera nga një portal i takimeve jashtëmartesore, që konfirmon vendin e parë të vitit të shkuar, italianët nuk konsiderohen popull besnik sa i takon marrëdhënies me partneret duke qëndruar para spanjollëve e francezëve, të cilët renditen në vend të dytë dhe të tretë.

Pavarësisht nga seksi, më shumë se gjysma e popullsisë italiane (67%), ka pranuar se ia ka lejuar vetes një tradhti, të paktën një herë kur kanë qenë të lidhur.

Ky është populli që tradhton më shumë dhe

Në këtë rast, ka edhe një “nënrenditje”, ku midis qyteteve me tradhtitë më të shpeshta, në krye të të gjithave është Roma, e ndjekur nga Milano, Napoli, Gjenova dhe Palermo.

Zakonisht ata që tradhëtojnë kanë një status ekonomik mesatarisht të lartë me profesion si biznesmenë dhe drejtues.

Pjesa më e madhe tradhton  në mëngjes (47%) ose gjatë drekës (30%).

Po pse tradhtohet?

Arsyet vazhdojnë të jenë pak a shumë të njëjta:

-shmangia e rutinës dhe mërzitja (38%),

-mungesa e vëmendjes nga partnerët (33%),

-i/e pakënaqur për jetën seksuale (29%).

Ky është populli që tradhton më shumë dhe

Ndërkohë që, sa u takon vendeve të tjera evropiane, ata që tradhtojnë me një përqindje më të ulët se italianët, janë:

Norvegjia (36%)

Finlanda (37%)

Danimarka (39%)

Austria (42%)

Britania e Madhe (45%)

Belgjika (46%)

Gjermania (48%)

Franca (49%)

Spanja (53%)

Burimi: Top Channel

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon