Marsela Çibukaj do të prezantojë sot këngën konkurruese në festivalin “Kënga Magjike”. Pak minuta para se këngëtarja të ngjitet në skenë, Xhemi Shehu i ka uruar suksese me disa video të njëpasnjëshme në Instagram Stories. Ajo që është e pamundur të mos bie në sy është pamja e Marselës. Këngëtarja duket e bukur si gjithmonë, por shumë kilogramë më pak.

Ajo ka qenë gjithmonë e bëshme, ndërsa tani duket si një modele (siç i drejtohet ajo vetes, Marsela Hadid). Nëse nuk ju kujtohet, këngëtarja dukej kështu një vit më parë.

Kur e pyesin se çfarë ka bërë, ajo thotë me shaka se ka hequr dorë nga bakllavaja dhe kadaifi. Nuk e dimë çfarë ka bërë realisht Marsela, por dimë të themi se duket më bukur se kurrë.