'Zemra' tjetër e Rudina Dembacajt!

Hapja e madhe e Cormeum

Nga Class• 16 November 2019

'Zemra' tjetër e Rudina Dembacajt!

Nëse do që gjërat të ecin në jetë, bëji ato me zemër! Kjo nuk është një shprehje klishe e rastit, por një hipotezë e vërtetuar. Ajo që i bën të gjithë të qeshin me batutat dhe humorin e saj, ka treguar bindshëm se i do njerëzit dhe është gjithmonë aty për ta, për t'u "shërbyer" në formën më origjinale dhe më të spikatur: me artin dhe humorin e saj!

'Zemra' tjetër e Rudina Dembacajt!

'Zemra' tjetër e Rudina Dembacajt!

Rudina Dembacaj, aktorja e dashur për publikun shqiptar ka vendosur që "zemrës" t'i japë një tjetër dimension! Që ka sërish 'ingredient' parësor të vetin, dëshirën për t'i bëra gjërat mirë dhe mbi të gjitha pasionin! Dhe mes pasioneve për artin, teatrin dhe televizionin, aktorja po orientohet drejt sipërmarrjes dhe biznesit.

'Zemra' tjetër e Rudina Dembacajt!

'Zemra' tjetër e Rudina Dembacajt!

'Zemra' tjetër e Rudina Dembacajt!

'Zemra' tjetër e Rudina Dembacajt!

Lokali më i ri në kryeqytet quhet "Cormeum" dhe është një investim me zemër! Përzgjedhja e këtij emri, nëse i referohemi edhe etimologjisë së fjalës në latinisht do të thotë: zemër, dhe kur vjen puna tek kjo, Rudina  i bën gjërat me Z-të madhe! Mbrëmë, ajo inaguroi në një super event me afro 600 të ftuar, mes tyre miq, personalitete nga bota e artit, kulturës, politikës, e biznesit në vend.

'Zemra' tjetër e Rudina Dembacajt!

"Cormeum" është një hapësirë multifunksionale, e organizuar mes kuzhinës së rafinuar dhe asaj tradicionale, picave të pjekura me furrë druri dhe kantinës së bollshme të verërave të ndryshme me një pafundësi zgjedhjesh.

'Zemra' tjetër e Rudina Dembacajt!

Në këtë investim, Rudina ka ndërthurur shijet e fëmijërisë, duke përfshirë në menu peshkun e freskët të sjellë nga peshkatarët e Shëngjinit, djathrat e shumëllojshëm nga baxhot e Lezhës dhe mishin e freskët bio nga lëndinat e Pukës.

'Zemra' tjetër e Rudina Dembacajt!

Tiranës i mungonte një vend i tillë ku mjeshtërisht ndërthuren mjedisi fantastik, ushqimi i përzgjedhur dhe i gatuar nga shefat më të mirë të kulinarisë në vend, komoditeti i shijimit të një vakti me familjen, miqtë, të afërm, shoqërinë, gjithkënd ju dëshironi, e pa harruar prakticitetin e parkimit që "Cormeum" ta ofron pa kushte. Ambientet janë të ndara dhe ka hapësirë të dedikuar për të gjitha moshat dhe shijet. Zona Prive është "qershia" mbi tortë e këtij kompleksi të madh. Një shije e rafinuar në përzgjedhjen e detajeve dhe një ambient që mund të përdoret për evente koorporatash, darka private, familjare, festa dhe madje dasma! Po, po e lexuat mirë! Pranvera e ardhshme do ta gjejë "Cormeum" me një oborr të veçantë dhe super të gjelbëruar, mbi të gjitha ideal për t'i dhënë kuptim çdo eventi apo ngjarjeje në jetën tuaj.

'Zemra' tjetër e Rudina Dembacajt!

Kurimi i çdo detaji mbrëmjen e djeshme gjatë hapjes së madhe të "Cormeum" ju besua skuadrës së "Class Events", që janë gjithmonë aty të gatshëm për të zbukuruar çdo detaj të festave tuaja me ide fantastike dhe të spikatura.

'Zemra' tjetër e Rudina Dembacajt!

Të parët, që degustuan shijen e ushqimit dhe që u njohën me hapësirat e këtij kompleksi të madh ishin të ftuarit VIP dhe të pranishmit në event!

'Zemra' tjetër e Rudina Dembacajt!

'Zemra' tjetër e Rudina Dembacajt!

Pas  tyre, është radha juaj të shkoni tek "Cormeum" për të provuar shijen që ju kishte munguar...

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon